75 Mall Live Search
22:12 / E Premte, 18 Shkurt 2022 / MSH

Arbër Hajdari i kërkon falje publikisht Einxhelit, për çfarë dyshoi opinionisti?

Ka nisur me Einxhelin surprizat e kësaj nate në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Është dhënë një klip, ku u pasqyrua e gjithë aventura e saj në shtëpi.

“Jam shumë krenare për këtë rrugëtim, për këtë aventur. Jam shumë e lumtur që kam thënë ‘po’”,tha Einxheli.

Ndërkohë, opinionisti Arbër Hajdari i ka kërkuar falje që ka dyshuar te lidhja e saj me Dj Dagz.

“Më lejoni t’i kërkoj ndjesë kur kam dyshuar për marrëdhënien që ajo kishte me Dagz. Po më besoni e ka merituar të jetë në finale. Unë kam qene tre orë brenda asaj shtëpie dhe nuk është e lehtë t arrish deri këtu”, u shpreh Arbëri.