75 Mall Live Search
23:17 / E Premte, 18 Shkurt 2022 / MSH

Tensionohet situata në Ukrainë, Biden i jep mesazhin e fuqishëm Rusisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka dhënë një mesazh të fuqishëm për Rusinë, karshi situatës së tensionuar mes Rusisë dhe Ukrainës.

Biden, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se e gjithë bota është e bashkuar, teksa Rusia duhet të bëjë një zgjedhje: ose luftë ose diplomaci.

“Populli amerikan është i bashkuar. Europa është e bashkuar. Komuniteti Transatlantik është i bashkuar. E gjithë bota e lirë është e bashkuar.Rusia ka një zgjedhje – mes luftës dhe gjithë vuajtjes që do të sjellë – ose diplomacisë që do ta bëjë të ardhmen më të sigurt për të gjithë” ka shkruar Biden në Facebook.

Më herët, ai u shpreh përpara mediave se mendon se Putin e ka mendjen e prerë lidhur me invazionin në Ukrainë.

“Që nga ky moment, jam i bindur se ai e ka marrë vendimin”, tha Biden në Shtëpinë e Bardhë.