Policia jep detaje për policin e vrarë në Zllatar

Dita e djeshme ka përfunduar me fatalitet për një polic 24 vjeçar në fshatin Zllatar të Prishtinës.
Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka dhënë detaje mbi rastin.
Policia ka konfirmuar rastin, me ekipin mjekësor që ka konstatuar vdekjen e tij.
Ndërkohë, policia ka bërë me dije që i dyshuari është arrestuar.
“Një zyrtar policor, mashkull kosovar, ka vdekur pasi që është qëlluar me armë zjarri aksidentalisht nga i dyshuari mashkull kosovar gjatë një ndeje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Prokurori i shtetit ka autorizuar IPK-në që të merren të gjitha veprimet lidhur me rastin. I dyshuari është arrestuar” thuhet në raportin policor.