Konflikti Rusi-Ukrainë prek edhe studiot televizive, rrahje ndërmjet gazetarit ukrainas dhe politikanit pro-rus

Gazetari Yuriy Butusov dhe anëtari i “Platformës për Jetën”, Nestor Shufrych përleshën gjatë një paraqitje në një televizion në Ukrainë.
Përleshja shpërtheu kur Shufrych vuri në dukje se “Platforma për Jetën” ishte e dyta më e forta në parlament, si dhe se “populli i Ukrainës mbështet anën e tij”, për të cilën Butusov u përgjigj me akuzat se anëtarët e “Platformës” ishin tradhtarë, të akuzuar për tradhti dhe përhapje të propagandës dhe narrativave ruse në Ukrainë.
Moederatori u përpoq të qetësonte situatën duke thënë se “i takon gjykatës të vendosë nëse dikush është tradhtar”, por nuk ia doli, raporton dailymail.
Vetëm pak çaste më vonë, Butusov fluturoi në Shufrych dhe e goditi në fytyrë, pas së cilës pati një përleshje.
🇺🇦A Fight broke out on a live TV show in Ukraine between Journalist Yuriy Butusov and parliamentarian Nestor Shufrych.
— Ukraine War Report (@UkrWarReport) February 18, 2022
Ex-Prime Minister Yatsenyuk and Ex-President Poroshenko were present. pic.twitter.com/6BoNnoBPXp