75 Mall Live Search
15:02 / E Shtunë, 19 Shkurt 2022 / MSH

Pas daljes nga BBVIP, Einxhelit i zbardh mëngjesi në krahët e DJ Dagz

Einxhel Shkira ka qenë pa diskutim një nga konkurrentët më të përfolur të edicionit të parë të Big Brother VIP.

Ndonëse u konsiderua si një figurë tëjet kontroverse, sidomos me relacionet e saj me Donaldin dhe Ilirin, ajo ia doli të ishte në top 3-shën e finalistëve të këtij reality-show.

Gazetarja u kritikua gjithashtu për lidhjen me DJ Dagz, e cila për shumë persona u duk aspak premtuese.

Por, afeksioni mes çiftit po e dëshmon të kundërtën.

Një ditë pas super-spektaklit, Einxhel është zgjuar nga gjumi pikërisht në krahët e Dagz.

Ajo ka ndarë në Insta-Story këtë moment dhe një fotografi tjetër shumë simpatike duke mbajtur dorën e dj-it kosovar./Indeksonline/