75 Mall Live Search
15:56 / E Shtunë, 19 Shkurt 2022 / A. M.

Harris e Johnson i premtojnë mbështetje Zelenskyt

Zëvendëspresidentja e ShBA-së, Kamala Harris dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, u ulën për bisedime gjatë Këshillit të Sigurimit në Mynih.

Harris ripohoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën ndërsa tensionet midis Kievit dhe Moskës u rritën.

“Shtetet e Bashkuara e marrin seriozisht rëndësinë e integritetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe sovranitetit tuaj, dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Ukrainën në këtë drejtim”, tha Harris gjatë takimit.

Kriza e Ukrainës do të mbizotërojë agjendën e konferencës pasi SHBA-të njoftuan se kanë dijeni se presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur të pushtojë vendin dhe të sulmojë kryeqytetin, Kiev.

Zelenskyy po ashtu u takua edhe me kryeministrin e Britanisë, Boris Johnson, transmeton Klankosova.tv.

Johnson përsëriti mbështetje të qartë të Mbretërisë së Bashkuar për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës gjatë takimit në Mynih.

Të dy këmbëngulën se kishte ende kohë që presidenti Putin të zgjidhte rrugën e paqes dhe diplomacisë.