75 Mall Live Search
23:30 / E Shtunë, 19 Shkurt 2022 / SH F

Kurti me Gërvallën takohen me Përfaqësuesin e Lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është takuar me Përfaqësuesin e Lartë ndërkombëtar të Bosnje dhe Hercegovinës – diplomatin gjerman Christian Schmidt.

Kurti ka thënë se Bosnja dhe Hercegovina ka nevojë për vemëndjen tonë dhe Zyra e Presidencës atje ka nevojë për mbështetjen e liderëve të Bashkimit Evropian.

“Zhvillova një bisedë shumë të mirë me Christian Schmidt. Bosnja dhe Hercegovina ka nevojë për vëmendjen tonë të plotë dhe Zyra e Lartë e Presidencs në Bosnjë dhe Hercegovinë ka nevojë për mbështetjen e parezervuar të liderëve të BE-së.

Përçarja dhe ndarja nuk duhet të fitojnë mbi unitetin, diversitetin, solidaritetin dhe demokracinë gjithëpërfshirëse”, ka shkruar Kurti në twitter.

Kryeministri i Kosovës momentalisht gjendet në Konferencën e Sigurisë që po mbahet në Munih. Atje ka zhvilluar disa takime me liderë të ndryshëm nga rajoni.

Prezent janë edhe zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris dhe Sekretari Amerikan i shtetit, Antony Blinken.