Arrestohet një person në Graqanicë, dyshohet se ka dhunuar një të mitur

Një i dyshuar është arrestuar në Graqanicë, pasi i njëjti dyshohet të ketë dhunuar viktimën, vajzë e mitur.
Rasti ka ndodhur dy ditë më parë, rreth orës 21:25.
Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka dhunuar të miturën viktimën femër. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar” thuhet në njoftimin e policisë.