Thirret mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të Rusisë

Këshilli i Sigurimit në Rusi ka ftuar sot një mbledhje të jashtëzakonshme.
Sipas BBC, presidenti rus Vladimir Putin, do të mbajë një takim “të madh”, “të jashtëzakonshëm” të Këshillit të Sigurimit Rus më vonë gjatë ditës së sotme.
Në anën tjetër, një takim mes tij dhe Biden akoma nuk dihet nëse do të mbahet apo jo, raporton Indeksonline.
Franca, si ndërmjetësuese mes këtyre dy shteteve, kishte ftuar të dy palët në një tryezë diskutimi sot.
Megjithatë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se pranon këtë ftesë në parim, me kusht që trupat ruse që gjenden pranë kufirit ukrainas, të tërhiqen.
Një gjë e tillë akoma nuk është pranuar e as hedhur poshtë nga Putin, me Moskën që po mohon invazimin rus në Ukrainë.