75 Mall Live Search
11:29 / E Hënë, 21 Shkurt 2022 / B O

Të enjten seancë parlamentare, diskutohet edhe për dialogun me Serbinë

Të enjten seancë parlamentare, diskutohet edhe për dialogun me Serbinë
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të enjten në seancën e rregullt plenare.

Mes pikave të shumta të rendit të ditës do të jetë debati parlamentar për dialogun me Serbinë.

Këtë bëri të ditur, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, kritikoi qeverinë për mos transparencë në raport me dialogun me Serbinë.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se qeveria duhet të qartësojë raportin në dialog, pasi i njëjti duhet të kalojë në një fazë tjetër.