75 Mall Live Search
13:57 / E Hënë, 21 Shkurt 2022 / k.v

Rasti i “Donjeta Pajazitit”/ Kjo është arsyeja pse dështoi të mbahet seanca

Shërbimi Korrektues i Kosovës, pas lajmeve të publikuara në media për dështimin e seancës në rastin e Donjeta Pajazitit ka dalë me sqarim:

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se Urdhëresa për përcjelljen e personit në fjalë për në Gjykatë është ardhur me vonesë, dhe si pasojë e kësaj SHKK nuk ka pasur asnjë njësi të lirë për ta zbatuar urdhëresën.

Bazuar në Rregulloren e Brendshme të Punës, Urdhëresa duhet të pranohet së paku 72 orë më herët, me qëllim që përcjelljet të planifikohen me kohë dhe me prioritet, ndërsa urdhëresa në fjalë është pranuar më 18.02.2022, ora 15:15 për tu realizuar sot më 21.02.2022.

SHKK do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të saj në përshtatshmëri të vazhdueshme me ligjet e aplikueshme në vend.