Shpërthim i fuqishëm në qendër të qytetit të Luhanskut

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qendrën e Luhanskut, kryeqytetin e republikës së shkëputur në lindje të Ukrainës, të hënën vonë.
Lajmi u raportua në media menjëherë pasi Putin shpalli njohjen e këtij rajoni si të pavarur.
Shpërthimi ka ndodhur jashtë një ndërtese ku ndodhet zyra e Qendrës së Përbashkët për Kontrollin dhe Koordinimin (JCCC) për armëpushimin dhe stabilizimin e vijës së demarkacionit në Republikën Popullore të Luganskut (LPR).
Pamjet e paverifikuara që qarkullojnë në internet tregojnë një automjet të dëmtuar rëndë në flakë jashtë ndërtesës.
Shpërthimi shkatërroi xhamat e ndërtesës, si dhe ndezi alarmet e shumë makinave të parkuara jashtë./a2news.