Njohja e separatistëve nga Moska, në Donetsk plasin fishekzjarrët

Pas vendimit të presidentit rus Vladimir Putin, që firmosi dekretin me të cilin njeh republikat separatiste ukrainase të Donetskut dhe Luhanskut, reagim i fortë vjen edhe nga kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Stoltenberg dënon aktin që sipas tij ”minon tentativat e zgjidhjes së konfliktit dhe shkon ndesh marrëveshjes së Minskut.
Ndërkohë, në Donetsk, videot në rrjetet sociale tregojnë festën dhe fishekzjarrët e popullsisë pro ruse.
“Nuk e besoj ende, nuk kam fjalë”, thotë njëri prej tyre, duke treguar festimet.