Nëna shqiptare feston ditëlindjen e vajzës 4-vjeçare teksa bën roje jashtë shtëpisë që do i prishej dhe shpërthen në lot

Një moment i trishtë mes qindrave të tillë për banorët e ‘5 majit’.
Një nënë ka qerasur banorët e tjerë, teksa bënin rojë për banesat e tyre që do të prisheshin, në përpjekje për të festuar ditëlindjen e vajzës së saj 4-vjeçare.
Ndonëse banorët tentojnë ta kthejnë në një moment të bukur dhe i këndojnë këngën e ditëlindjes, nëna e vajzës dhe jo vetëm shpërthejnë në lot.
Ky është momenti i fiksuar nga gazetari Erjon Skëndaj.