Putin: Rusia synon të vazhdojë furnizimin me gaz

Rusia dëshiron të vazhdojë të furnizojë botën me gaz dhe LNG, tha presidenti rus, Vladimir Putin, të martën, mes shqetësimeve se një përshkallëzim i krizës në Ukrainë mund të prishë furnizimin në Evropë.
“Rusia, nga ana e saj, synon të vazhdojë furnizimet e pandërprera të kësaj lënde të parë, duke përfshirë LNG, në tregjet botërore“, tha Putin në Forumin e 6-të të Vendeve Eksportuese të Gazit në Doha.
Udhëheqësit nga BE, Britania e Madhe dhe SHBA janë zotuar të vendosin sanksione ndaj Moskës për shkak të lëvizjes së saj për të njohur dy rajone të shkëputura të Ukrainës si të pavarura dhe për të vendosur trupa atje kinse për “funksione paqeruajtëse”.
Është ende e paqartë nëse sanksionet do të synojnë energjinë, pasi Evropa është shumë e varur nga gazi rus./Indeksonline/