75 Mall Live Search
15:07 / E Martë, 22 Shkurt 2022 / B O

Ministri Krasniqi pret në takim kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka pritur në takim kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Në takim, ministri e ka njoftuar kryetaren Sinane me projektet dhe prioritetet e ministrisë që udhëheqë ai.

“Së bashku me deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Enis Kervan, kisha kënaqësinë të pres në takim Kryetaren e Komunës së Preshevës znj. Ardita Sinani.
Gjatë këtij takimi e kam njoftuar Kryetaren znj. Sinani për projektet dhe prioritetet e MAPL-së, duke vlerësuar angazhimin e Komunës së Preshevës në lidhjen e marrëveshjeve për binjakëzim me disa nga Komunat e Republikës së Kosovës me qëllim të zhvillimit të nivelit lokal.
Gjithashtu, Kryetarja e Komunës së Preshevës znj. Sinani, më njoftoi për angazhimin dhe aktivitetet e saj në Komunën e Preshevës me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës së qytetarëve dhe zhvillimit komunal në Preshevë” shkruan Krasniqi në njoftim./Indeksonline/