75 Mall Live Search
22:04 / E Martë, 22 Shkurt 2022 / AR

Hiti po vjen! Ja kur do të publikohet kënga mes Bardhit, Elvanës ft Dj Gimi-O

Ashtu siç kishte raportuar Indeksonline, Bardhi, Elvana Gjata ft Dj-Gimi O, do të vijnë me bashkëpunim.

Kënga ka përfunduar dhe ky super projekt ka një datë publikimi, shkruan Indeksonline.

Këtë e bëri të ditur menaxheri i Bardhit, Jetmir Agaj, përmes një postimi në ‘Instastory’.

Duke ndarë sekuencë të këngës ai zbuloi që kënga titullohet ‘EX’ dhe do të publikohet me 24 shkurt në ora 23:49.

Bëhuni gati, sepse një hit i madh është rrugës./Indeksonline/