Ukraina udhëzon shtetasit e saj që të largohen nga Rusia

Ukraina i ka thënë shtetasve të saj që të mos e vizitojnë Rusinë dhe ka paralajmëruar çdo ukrainas që gjendet në Rusi të largohet menjëherë, raporton BBC.
“Ministria e Jashtme e Ukrainës rekomandon që qytetarët e Ukrainës të frenohen nga çdo udhëtim në Federatën Ruse dhe ata që janë në këtë shtet të largohen menjëherë nga territori”, thuhet nga Ministria.
Thotë se intensifikimi i agresionit rus kundër Ukrainës nënkupton se nuk do të jetë në gjendje të ofrojë ndihmë konsullore për ukrainasit në Rusi.
Lëvizja pritet të prekë disa miliona shtetas ukrainas që llogaritet se jetojnë në Rusi.