75 Mall Live Search
10:45 / E Mërkurë, 23 Shkurt 2022 / B O

Numri tre i botës në tenis e thyen reketin për karrige të gjyqtarit, e quan idiot atë!

Numri tre i botës në tenis, Alex Zverev është përjashtuar nga turneu “Mexican Open” për shkak të sjelljes josportive.

Tenisti gjerman e theu reketin duke e goditur karrigen e gjyqtarit si shenjë proteste me referimin e tij.

Këtë gjest e bëri pasi humbi përballjen në dyshe ndaj Glaspool e Heliovara.

Pasi katër lojtarët kishin shtrënguar duart në rrjetë në fund, Zverev i afrohet gjyqtarit duke goditur karrigen e tij me reket.

“Ti je idiot, ti shkatërrove të gjithë ndeshjen” i është drejtuar Zverev gjyqtarit./Indeksonline/