75 Mall Live Search
14:59 / E Mërkurë, 23 Shkurt 2022 / C E

Ballkani e Drita vazhdojnë ‘luftën’ për kreun e tabelës, fiton edhe Llapi

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar tri ndeshje mjaftë interesante të javës së 21-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Në Suharekë, Ballkani fitoi bindshëm ndaj Ulpianës me rezultat 3-0, shkruan Indeksonline.

Golat për skuadrën vendase i realizuan Kuc (41’), Baftiu (44’) dhe Mevlan Zeka (75’).


Në Podujevë Llapi e kishte shumë të lehtë fitoren ndaj juniorëve të Feronikelit.

Llapjanët fituan me rezultat 4-2 në një ndeshje ku krijuan avantazh 4-0 vetëm në pjesën e parë.

Golat për Llapin i shënuan Firmino (6’), Maliqi (10’), Latifi (34’) dhe Bianor (41’).

Për skuadrën e Feronikelit realizuan Seferi (71’) dhe Kiqina (84’).


Drita ka fituar si mysafir i Malishevës me rezultat 1-2.

Për gjilanasit golat i realizuan Simonovski (49’) dhe Fazliu (61’).

Golin e vetëm për skuadrën e Malishevës e realizoi Marc-Olivier në minutën e 82-të.

Ballkani vazhdon kryesimin me 42 pikë, një më shumë se Drita që ka 41 pikë derisa Gjilani është e treta me 39 pikë, tri pikë më shumë se Llapi i vendit të katërt.

Kujtojmë se gjiron e ardhshme, Drita dhe Ballkani do të luajnë në mes vete. /IndeksOnline/