75 Mall Live Search
10:00 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / AR

Sot është ditëlindja e heroit Fahri Fazliu

Heronjtë vetëm ditëlindje kanë!

Sot më 24 shkurt 2022 do t’i mbushte 59 vjet uragani i luftës për liri, pavarësi e përparim shoqëror, Heroi i Kosovës, Fahri Fazliu.

Fahriu ishte nje uraganit i bashkimit të kombit.

Fahri Fazliu i takon plejadës së luftëtarëve që luftën e bënë me pendë e pushkë.

Ai ra për të mos vdekur kurrë në luftë të pabarabartë me 2 nëntor 1989 në lagjen “Bregu i Diellit“ në Prishtinë.

Aty së bashku me Afrim Zhitinë qëndruan heroikisht duke sinjalizuar se liria pa gjak nuk vjen.

Ranë si trimat duke kënduar.

Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit, Fahri Fazliu! E përkujtojn shokët e idealit dhe familja FAZLIU.