Italia nga prilli me lehtësim të masave anti-COVID

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, ka njoftuar se vendi do të heqë gjendjen e jashtëzakonshme dhe do të lehtësojë kufizimet ndaj COVID-19 më 31 mars.
Masa emergjente ka qenë në fuqi që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit në vitin 2020 kur Italia ishte në epiqendrën e infeksioneve.
“Qëllimi është që të rihapet gjithçka sa më shpejt që të jetë e mundur pas më shumë se dy vjetësh”, ka thënë Draghi në një fjalim gjatë së mërkurës, raporton Euronews.
Njoftimi do të thotë se shumë nga kufizimet antivirus të Italisë do të hiqen gradualisht nga 1 Prilli.
Qytetarët nuk do të duhet të karantinohen më nëse bien në kontakt me një pacient të infektuar, ndërkohë që maska për fytyrën nuk do të jetë e detyrueshme në shkolla. Gjithashtu mund të hiqet detyrimi për të paraqitur një “leje të gjelbër” për të marrë pjesë në ngjarje në natyrë.
“Situata epidemiologjike po përmirësohet ndjeshëm falë suksesit të fushatës së vaksinimit”, shtoi kryeministri italian.