Atletico dhe Man.UTD ndahen në paqe, ashtu sikur edhe Benfika me Ajaxin

Me dy ndeshjet e së mërkurës, ku u ballafaquan Atletico Madridit me Manchester UNitedin si dhe Benfika me Ajaxin është mbyllur rrethi i ndeshjeve të para të fazës së 1/16 të Ligës së Kampionëve.
Në stadiumin “Wanda Metropolitano”, Atletico Madridit dhe Manchester United u ndanë baras me rezultat 1-1, transmeton KosovaPress.
Spanjollët kaluan të parët ne epërsi pas vetëm shtatë minutave lojë me golin e Joao Feliz, po barazimin anglezëve ua siguroi Elanga dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes.
Me barazim u mbyll edhe ndeshja tjetër e kësaj mbrëmje, ajo ndërmjet Benfikës dhe Ajaxit.