75 Mall Live Search
10:40 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / AR

Video teksa automjetet e blinduara ruse hyjnë në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar një operacion ushtarak në Ukrainë, duke nisur pushtimin e plotë të vendit.

Tashmë janë publikuar edhe pamje të kamerave të sigurisë ku shihen automjete të blinduara luftarake ruse që kalojnë kufirin dhe hyjnë në Ukrainë, transmeton Indeksonline.

Videoja u shpërnda fillimisht nga New York Times, e cila pretendon se e ka verifikuar videon nga kamerat e sigurisë në një pikë kufitare të Krimesë.