75 Mall Live Search
14:26 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / k.v

Ukraina kërkon fonde nga ndërkombëtarët, publikon edhe numrin e llogarisë

Banka Kombëtare e Ukrainës ka vendosur të hapë një llogari të posaçme për mbledhjen e fondeve për të mbështetur Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Vendimi i bankës qendrore vjen pasi qeveria ukrainase vendosi ligjin ushtarak në të gjithë Ukrainën si përgjigje ndaj agresionit të armatosur nga Rusia dhe kërcënimit të ripërtërirë për pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Guvernatori i NBU, Kyrylo Shevchenko njoftoi hapjen e kësaj llogarie speciale.

Numri i llogarisë speciale: UA843000010000000047330992708

Kjo llogari pranon shumë monedha. Është krijuar dhe hapur për të marrë transferta nga partnerë dhe donatorë ndërkombëtarë si në valutë të huaj (dollarë amerikanë, euro, paund britanike) dhe hryvnia.