75 Mall Live Search
16:58 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / MSH

BE e gatshme të përkrahë Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit

Drejtori i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së BE-së/EUSR, ambasadorin Tomas Szunyog.

Buleshkaj shkurtimisht prezantoi punën e Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe vizionin e tij për zhvillimin e agjencisë dhe punës kundër korrupsionit.

Ambasadori Szunyog e uroi drejtorin e sapozgjedhur të Agjencisë dhe i uroi suksese në detyrën e re.

Ambasadori Szunyog shprehu gatishmërinë për të mbështetur punën e Agjencisë si një prej aktorëve kryesorë kundër korrupsionit në Kosovë,  në aspektet teknike dhe e legjislacionit.

Ambasadori Szunyog dhe drejtori Buleshkaj ranë dakord që të bashkëpunojnë edhe më tej me synimin e përbashkët drejt konsolidimit të kapaciteteve të Agjencisë për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë, si dhe për një koordinim më të mirë ndërinstitucional të institucioneve të sundimit të ligjit të Kosovë.