Biden: Shkëputja e Rusisë nga bankat Swift nuk është një opsion për momentin

Joe Biden thotë se ndërprerja e Rusisë nga sistemi bankar global Swift nuk po propozohet për momentin.
Ai thotë se sanksionet e propozuara tashmë për të gjitha bankat kanë pasoja të njëjta dhe ndoshta edhe e tejkalojnë ndalimin e Rusisë nga Swift, shkruan BBC.
“Le të bëjmë një bisedë pas një muaji tjetër për të parë nëse po funksionojnë”, thotë ai.
Ai thotë se lëvizja është gjithmonë një opsion, por për momentin nuk është pozicioni që pjesa tjetër e Evropës dëshiron të marrë.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, tha më herët se ekzistonte një potencial për të përdorur Swift si sanksion dhe se asgjë nuk është jashtë tryezës.