75 Mall Live Search
21:06 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / MSH

Pacolli deklarohet për sulmimin e Ukrainës nga Rusia

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është deklaruar pas sulmeve ruse ndaj Ukrainës.

Pacolli ka thënë se denon sulmin run ndaj Ukrainës që po lufton për lirinë dhe stabilitetin e saj dhe të Evropës.

“Unë dënoj me termat më të fortë pushtimin e paligjshëm të Rusisë në Ukrainë. Sot dhe përgjithmonë me popullin e Ukrainës që po lufton jo vetëm për pavarësinë dhe lirinë e tyre, por edhe për ruajtjen e një Evrope të plotë dhe të lirë. Ky është momenti më i errët i Evropës në shekullin e 21-të” ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Twitter.

Reagimi i tij vjen në vazhdën e reagimeve të figurave të politikës kosovare, të cilat me shqetësim janë duke i ndjekur zhvillimet në Ukrainë.