Biden: Bie tregu rus i aksioneve, rritet norma e huamarrjes për qeverinë ruse

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, më herët njoftoi një mori sanksionesh që Shtetet e Bashkuara morën karshi Rusisë, pasi kjo e fundit filloi invazionin në Ukrainë.
Tani, Biden ka njoftuar se ka rënë edhe tregu rus i aksioneve, me rritjen për 15 përqind të huamarrjes për qeverinë ruse, raporton Indeksonline.
“Ne kemi parë tashmë ndikimin e veprimeve tona në monedhën ruse, rubla, e cila në fillim të ditës së sotme ka arritur nivelin e saj më të dobët ndonjëherë. Tregu rus i aksioneve ra sot. Dhe norma e huamarrjes së qeverisë ruse u rrit mbi 15 përqind” shkroi Biden në Facebook.
Ai gjatë konferencës së mëhershme për media tha se ShBA nuk planifikon të hyjë në mes të Rusisë dhe Ukrainës. Megjithatë, Biden tha se nëse Rusia shkakton sulme kibernetike kundrejt Amerikës, ShBA nuk do të zbrapset.