75 Mall Live Search
09:23 / E Premte, 25 Shkurt 2022 / OSH

Deputeti ukrainas i gatshëm për luftë: Kam kallashin tim AK-47

Deputeti ukrainas Sviatoslav Yurash ka dhënë një intervistë për Radio 4’ Today, ku është pyetur se cili është plani nëse ushtria e Ukrainës dështon të përballet me pushtimin e Rusisë. Deputeti u përgjigj se po e shikonte kallashin e tij personale AK-47.

“Ky është një pushtim në shkallë të plotë që synon të shkatërrojë shtetin ukrainas dhe ta marrë atë”, ka thënë Yurash, duke shtuar se ukrainasit që duan të ndihmojnë në luftë, do t’u jepet mundësia për ta bërë.

“Ne po armatosim njerëzit që do të marrin pjesë në atë luftë kundër Rusisë. Jemi një komb me 40 milionë njerëz dhe nuk do të qëndrojmë duarkryq teksa Rusia bën çfarë do në gjithë kufirin e saj. Do të luftojmë me gjithçka që kemi dhe me gjithë mbështetjen që bota mund të na japë”, ka thënë deputeti.