75 Mall Live Search
18:04 / E Premte, 25 Shkurt 2022 / MSH

Ky është numri i qytetarëve që janë larguar nga Ukraina

Më shumë se 50,000 refugjatë ukrainas janë larguar nga vendi në më pak se 48 orë, sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Filippo Grandi, i cili tha se shumica kanë shkuar në Poloni dhe Moldavi. 

“Më shumë se 50,000 refugjatë ukrainas janë larguar nga vendi i tyre në më pak se 48 orë, shumica në Poloni dhe Moldavi, dhe shumë të tjerë po lëvizin drejt kufijve të saj”,  tha Grandi në një postim në Twitter.

“Falenderime të përzemërta për qeveritë dhe njerëzit e vendeve që i mbajnë kufijtë e tyre të hapur dhe po mirëpresin refugjatët”, shtoi ai.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët vlerësoi të enjten se dhjetëra mijëra do të zhvendosen pasi Rusia po pushton Ukrainën. 

Agjencia e OKB-së po rrit operacionet dhe kapacitetin në Ukrainë dhe vendet fqinje teksa banorët po largohen.