BE ngrinë asetet e Vladimir Putin dhe Sergei Lavrovit

Lideri rus Vladimir Putin dhe ministri i Jashtëm Sergei Lavrov do t’i nënshtrohen sanksioneve të BE-së.
Sipas BBC, bëhet fjalë ngrirje e aseteve dhe jo një ndalim udhëtimi.
Ende nuk dihen detajet e aseteve që mund të preken, ose nëse ndonjëri prej tyre ka pasuri në BE.
“Më lejoni të flas se të vetmit liderë në botë që janë sanksionuar nga Bashkimi Evropian janë Assad nga Siria, Lukashenko nga Bjellorusia dhe tani Putin nga Rusia”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.