Të hënën mbledhet Kryesia e Kuvendit
				Të hënën, më fillim nga ora 11, do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit.
Rendi i ditës do të jetë si në vijim:
I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Përgatitjet për Seancën plenare të re të radhës:
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
 - Pyetjet parlamentare,
 - Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
 - Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-034 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-049 për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar,
 - Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr.14/62 datë 23.02.2022, për vazhdimin e masave emergjente në furnizimin e energjisë,
 - Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidateve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave,
 - Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës nga komunitetet joshqiptare.
 
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

