Anonymous fton hakerët të hakojnë Rusinë

Lëvizja aktiviste Anonymous, e njohur për hakimin dhe sulmet kibernetike në shumë vende, ka ftuar të gjithë hakerët që të targetojnë Rusinë.
Nën moton e organizatës “Nuk falim, nuk harrojmë”, Anonymous po tenton t’i japë një leksion Rusisë.
“Anonymous zotëron fashistët, gjithmonë” thuhet në njoftimin e organizatës, në Twitter.
Më herët, kjo organizatë i shpalli luftë kibernetike qeverisë ruse, duke i ndërprerë disa transmetime mediale.