Pamje të rënda, qytetari nxjerr nga stalla bagëtitë e ngordhura nga përmbytja (Video)
Shirat e rrëmbyeshëm që kanë pushtuar vendin kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në shumë zona në Shqipëri duke shkaktuar dëme të mëdha materiale nëpër banesa.
Një ndër zonat e përmbytura është edhe Valias në Bashkinë Kamëz. Nga kjo zonë janë evakuuar 13 persona të cilët janë larguar nga banesat e përmbytura nga uji.
Përveç dëmeve materjale në shtëpitë e tyre janë mbytur edhe bagëtitë. Pas tërheqjes së ujit dhe qëtësimit të situatës, banorët kanë hyrë në stallat e bagëtivë dhe po largojnë vetë bagëtitë e ngordhura pasi mund të shkaktojnë infeksione.