75 Mall Live Search
21:54 / E Premte, 25 Shkurt 2022 / MSH

Natë e gjatë për Kievin, përballet me bombardime të mëdha

Me gjithë shpalljen e shtetrrethimit, Kievi është duke u përballur me bombardime të rënda.

Shpërthime të reja janë dëgjuar pranë kryeqytetit, teksa disa prej tyre janë postuar edhe në rrjete sociale.

Sirenat e sulmit ajror janë aktivizuar, gjithashtu.

Në anën tjetër, qytetarët janë duke u evakuuar, me shumicën prej tyre që kanë vendosur të largohen nga vendi, në drejtim të shteteve fqinje.