Rusia thotë se ka marrë qytetin e Melitopolit

Ministria ruse e mbrojtjes thotë se trupat kanë hyrë në qytetin ukrainas të Melitopol pa rezistencë, raporton agjencia ruse e lajmeve Tass.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha më herët se kishte luftime të ashpra në qytet.
Melitopol, një qytet me rreth 150,000 banorë, ndodhet në juglindje të Ukrainës, afër Krimesë dhe Detit Azov.
Ndërkohë, bombardime të rënda janë dëgjuar edhe në kryeqytetin ukrainas, Kievin, i cili shpalli dje shtetrrethimin.