Sulmohen dhe kërcenohen me armë dy persona në Prishtinë

Dy persona, meshkuj kosovarë, kanë kërkuar ndihme mjekësore, pasi të njëjtit janë sulmuar fizikisht dhe kërcënuar me armë zjarri nga dy persona të dyshuar.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur mesditën e djeshme në fshatin Llukar të Prishtinës.
Policia ka konfiskuar një armë AK-47, tre karikatorë dhe 29 fishekë.
Një nga të dyshuarit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, ndërkaq tjetri është liruar në procedurë të rregullt.