75 Mall Live Search
08:30 / E Shtunë, 26 Shkurt 2022 / MSH

Sulmoi seksualisht të dashurën e mitur, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar dje në Prishtinë, nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht të dashurën e tij, e cila është e mitur.

Sipas policisë, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërkaq i dyshuari në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar seksualisht të dashurën e tij viktimën femër  kosovare-e mitur. Me vendim të prokurorit, viktima do të dërgohet për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin policor.