75 Mall Live Search
12:27 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Diamantin apo portofolion – dilema e Barcelonës

Pas një muaji Barcelona duhet të vendos për përforcime të reja në skuadër.

Përpos Coutinhos, Barcelona në tregun e verës nuk ka pasur synime specifike, e që ky i fundit mbetet ende një prioritet për klubin, pavarësisht faktit se operacioni është i komplikuar për shkak të shpenzimeve të mëdha.

Objektivi kryesor pra, është përforcimi i qendrës së mesfushës pavarësisht nga numri i madh i lojtarëve që ka trajneri, e që komplet janë 8.

Valverde dëshiron të largoj disa prej tyre për të akomoduar përforcime të reja. Problemi është se me transferimin e lojtarëve të rinj, talentët e tanishëm do të kenë pak opsione.

Një futbollist si Denis Suarez ka pak mundësi dhe vazhdimësi, e njejta gjë mund të thuhet edhe për Alena. Fillimisht ishte menduar që të ketë minuta edhe për të në formacionin bazë, gjë që ka qenë e pamundur.

Trajneri kërkon një balancë midis nënshkrimeve dhe të rinjve që kanë talent. Futbollisti kryesor për tu larguar është Andre Gomes. Një lojtar tjetër, e ardhmja e të cilit është e pasigurt është Rafinha.

Pyetja është nëse e ardhmja e Alenas është në Barcelonë, apo do të kërkoj një skuadër që ofron më shumë minuta. Talenti do të pres deri në fund. /IndeksOnline/