75 Mall Live Search
12:51 / E Shtunë, 26 Shkurt 2022 / MSH

Zelensky: Plani rus për të më kapur doli nga shinat!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur në një video-adresim, duke thënë se forcat e vendit të tij kanë ndaluar një plan rus për ta kapur atë brenda natës dhe për të instaluar udhëheqësin e tyre.

Ai gjithashtu u bëri thirrje rusëve që të bëjnë presion ndaj Presidentit Vladimir Putin për të ndaluar pushtimin, raporton BBC.

“Ne e kemi prishur planin e tyre”, tha Zelensky.

Forcat ukrainase kishin nën kontroll Kievin dhe qytetet kryesore përreth tij, tha ai.

Zelensky shtoi se vendi i tij kishte fituar të drejtën për të qenë anëtar i Bashkimit Evropian.

Ukraina nuk është aktualisht anëtare e BE-së, por ka përfshirë në kushtetutën e saj aspiratat e saj për t’u bashkuar me bllokun evropian.