75 Mall Live Search
14:04 / E Shtunë, 26 Shkurt 2022 / MSH

Osmani ftohet nga Erdogan në Turqi, shoqërohet nga një delegacion biznesesh kosovare

Me ftesë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, presidentja Vjosa Osmani është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Turqi.

Këtë e ka bërë të ditur edhe vet presidentja Osmani, e cila ka thënë se gjatë kësaj vizite do të zhvillohen një mori takimesh me odat ekonomike, prodhuesit industrial si dhe përfaqësuesit e bizneseve e komunitetin shqiptar.

Ajo ka shkuar në Turqi nën shoqërimin e një delegacioni biznesesh kosovare, për të parë nga afër mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ky është njoftimi i presidentes Osmani:

Me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdoğan kam nisur vizitën zyrtare në Turqi.

Gjatë qëndrimit në Stamboll po zhvilloj takime me odat ekonomike, prodhues industrial, përfaqësues biznesesh si dhe me komunitetin shqiptar të Turqisë. Në këto takime po shoqërohem nga një delegacion i bizneseve kosovare për t`i parë nga afër mundësitë e bashkëpunimit me bizneset turke.

Ndërkaq në vazhdimin e vizitës, në Ankara, do të takohem me presidentin Erdoğan, ku përveç diskutimit për marrëdhëniet aktuale, do të shihen edhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit. Përveç me presidentin Erdogan, do të takohem edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit turk.