75 Mall Live Search
15:20 / E Shtunë, 26 Shkurt 2022 / MSH

Mbi 115 mijë ukrainas arrijnë në Poloni

Më shumë se 115,000 njerëz kanë kaluar tani kufirin nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus, tha një ministër polak.

Vetëm në katër orët e fundit, 15 mijë njerëz hynë në vend, tha ministri i brendshëm Pawel Szefernaker në një konferencë shtypi.

Në anën tjetër, ka të tillë që kanë vendosur të qendrojnë dhe të luftojnë në Ukrainë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Ukrainës, të paktën 198 persona janë vrarë nga sulmet në vend.

Në mesin e të vrarëve kanë qenë edhe tre fëmijë.

Ndërkaq, 1115 persona u plagosën nga sulmet.