75 Mall Live Search
21:56 / E Shtunë, 26 Shkurt 2022 / C E

Reali “marshon” drejt titullit në La Liga, mposht minimalisht Rayo Vallecano

Real Madrid vazhdon “marshimin” drejt titullit në La Liga. Në sfidën e sotme të luajtur kundër Rayo Vallecanës, madrilenët kanë fituar minimalisht 1-0, por që iu ka mjaftuar për të marrë 3 pikë të rëndësishme.

Në këtë mënyrë ekipi i Carlo Ancelottit i falet golit të vetëm të shënuar nga Benzema në minutën e 83-të takimit.

Me këtë fitore “Los Blancos” arrijnë në kuotën e 60 pikëve, +9 nga Sevilla e vendit të dytë, ndërsa Rayo Vallecano mbetet në kuotën e 31 pikëve në vendin e 12 në La Liga.