Katër serbëve u ndalohet hyrja në Kosovë

Katër personave u është ndaluar hyrja në Kosovë, pasi të njëjtit kishin paraqitur test të falsifikuar PCR negativ për SARS Cov-2.
Të dyshuarit u ndaluan nga policia dje në pikën kufitare në Bërnjak, rreth orës 14:40.
Katër të dyshuarit ishin shtetas serbë, dy meshkuj dhe dy femra.
Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, ndërsa përveç ndalimit të hyrjes në Kosovë, ndaj katër të dyshuarve është inicuar lënda e rastit “Falsifikim i dokumentit”.