Finlanda dhe Irlanda bllokojnë fluturimet ruse

Finlanda dhe Irlanda kanë njoftuar gjithashtu se do të mbyllin hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë.
Nuk dihet ende se kur do të hyjnë në fuqi masat, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.
Finlanda ndan një kufi prej 1,300 kilometrash me Rusinë, që do të thotë se një rrugë kryesore për në perëndim nga Rusia do të mbyllet.
Vende të tjera si Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Gjermania, Polonia dhe Britania e Madhe kanë marrë tashmë vendime të ngjashme.
Moska, nga ana e saj, ka ndaluar gjithashtu avionët nga disa vende të fluturojnë mbi territorin e saj.