Ukraina dorëzon ankesën për Rusinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë me dije se shteti i tij ka dërguar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë një ankesë kundër Moskës zyrtare.
Ai ka thënë se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për gjenocidin që është duke shkaktuar në territorin ukrainas.
“Ukraina ka paraqitur kërkesën e saj kundër Rusisë në GJND. Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për manipulimin e nocionit të gjenocidit për të justifikuar agresionin. Ne kërkojmë një vendim urgjent që urdhëron Rusinë të ndërpresë aktivitetin ushtarak tani dhe presim që gjyqet të fillojnë javën e ardhshme” ka shkruar Zelensky në Twitter.
GJND-ja, e cila ka selinë në Hagë, është gjykata më e lartë e OKB-së dhe vendos nëse një shtet ka shkelur apo jo ligjin ndërkombëtar.
Ndërkohë, Rusia i ka ofruar Ukrainës ultimatum kohor deri në ora 15:00, për t’u ulur në tavolinën e bisedimeve në një takim të organizuar në Bjellorusi.