Spanja do të mbyllë hapësirën ajrore për linjat ajrore ruse

Spanja do të mbyllë hapësirën e saj ajrore për linjat ajrore ruse, sipas Ministrisë spanjolle të Transportit.
Ministria e Transportit njoftoi në një postim në Twitter të dielën duke thënë se vendi “do të vazhdojë të mbyllë hapësirën e vet ajrore për linjat ajrore ruse” duke ndjekur direktivat e bashkëpunimit të Bashkimit Evropian, raporton CNN.
Spanja i bashkohet një morie vendesh të tjera që kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për linjat ajrore ruse këtë fundjavë në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, duke përfshirë Gjermaninë, Italinë, Francën dhe Kanadanë./Indeksonline/
Spain will proceed to close the airspace to Russian airlines.
— Ministerio Transportes, Movilidad y A. Urbana (@mitmagob) February 27, 2022
Following the cooperation guidelines set by the European Union, this measure will have an effect on flights operated by Russian airlines that use Spanish airspace.