Arbnora Ademaj takohet me Osmanin në Turqi: Është shembull i gruas së fortë shqiptare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Turqi, në Stamboll ka marrë pjesë në shënimin e 14- vjetorit të pavarësisë së Kosovës në një aktivitet të organizuar nga studentët kosovarë dhe shoqatat e mërgatës.
Ndërkaq nën organizim të Konsullatës së Kosovës në Stamboll, Presidentja Osmani është takuar me përfaqësues të mërgatës, bizneseve dhe studentëve.
Në këtë takim mori pjesë edhe aktorja e njohur kosovare, Arbnora Ademaj, e cila ndau një postim në Instagram duke shkruar se ishte e nderuar që mori ftesë nga Ambasada e Kosovës në Turqi për të takuar presidenten e Republikës së Kosovës.
Ajo shtoi se presidentja Osmani është shembulll i gruas së fortë shqiptare.
“E nderuar me ftesen nga Ambasada e Kosoves ne Turqi ne takimin me Presidenten e Republikes se Kosoves, Vjosa Osmani, nje shembull i gruas se forte shqipetare“, shkroi aktorja në postim./Indeksonline/