75 Mall Live Search
22:49 / E Diele, 27 Shkurt 2022 / AR

Rikthehet Nazi: S’jam Pejgamber por i dërguar i Zotit

Këngëtari i Grupit Aurora, Nazmi Sfishta – Nazi ka befasuar sërish me deklaratën e tij.

I ftuar në ‘nKosovë show’, ai tha se është ballafaquar me komente e shkrime te ndryshme pas deklaratës që kishte bërë duke thënë që është i dërguari i Allahut, shkruan Indeksonline.

E kam parë që një pjesë e njerëzve më kanë shikuar me një shikim si ky është i çmendur mental ose i sëmurë ose mashtrues. Kjo periudhë nuk ka qenë e lehtë për mua” tha ai.

Gjithashtu, ai shtoi se është e vërtetë ajo çka kishte thënë kohë më parë dhe se e ndjen kënaqësinë shpirtërore.

Kom kënaqësinë që i madhi Zot e din që ajo është e vërtetë që unë e kam thanë. E ndjej kënaqësinë shpirtërore. Këtu nuk ka asnjë pikë gënjeshtre sepse gënjeshtra është mëkat i madh”, tha Sfishta.

Më poshtë intervista e plotë./Indeksonline/